Ermira me urim romantik për ditëlindjen e Gold Ag

14:02 | 28 Korrik 2022

Gold Ag feston ditëlindjen, nuk mungon urimi romantik nga Ermira.

Këngëtari i mirënjohur shqiptarë, Arian Agushi sot feston ditëlindjen.

I njohur me nofkën, Gold Ag, artisti i shumë hiteve sot mbush 36 vite jetë.

Në mesin e shumë urimeve nga miqtë e dashamirët, nuk mungoi as ai nga partnerja Ermira Agushi.

Përmes një fotografie nga martesa Ermira ka bërë dedikimin romantik për këngëtarin.

Ndërkohë, ajo ka postuar edhe një video mjaft të ëmbël të reperit bashkë me djalin e tyre, Guerilin, ku edhe aty ka bërë një dedikim në emër të vogëlushit.

Komento: