Nuk janë të rralla imazhet që reperi Gold Ag i publikon nga xhamia.
Edhe mbrëmë e publikoi një të tillë, duke shprehur një falënderim për Zotin.
“Faleminderit Zoti im”, shkroi në mbishkrimin e postimit ku brenda pak minuta mori pëlqime të shumta nga fansat e tij.
Ndryshe, projekti i fundit që lansoi ishte në bashkëpunim me Fatmira Breçanin, që ka grumbulluar mbi 3 milionë klikime në “Youtube”.