Ferizaj: 16-vjeçarja shkon të bashkëjetojë me një djalë, familja e njofton Policinë dhe ajo kthehet në shtëpi

10:28 | 09 Prill 2025
vazhdon-dhuna-ne-familje,-pese-raste-gjate-24-oreve-te-fundit

Një rast i bashkëjetesës me person nën moshën 16-vjeçare është raportuar në Ferizaj.

Atje, Policia ka ndërhyrë për ta kthyrë një vajzë të mitur te familja e saj.

Njoftimi:

BASHKËJETESA ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ

Ferizaj / 07.04.2025 – 08:30. Me 08.04.2025 është raportuar se vajza e mitur ka shkuar në Prizren për të jetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se viktima ka shkuar me vetë dëshirën e saj për të jetuar me të dyshuarin. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte ndërsa viktima kthehet te familja e saj.

Komento: