Sjell fotografi të shumta në rrjete sociale, Fifi: Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam munduar t’i shëroj, ka shumë dështime
Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe bën postime të shumta me fansat.
Ajo është kritikuar në masë të madhe për dukjen, peshën e së fundmi edhe për lidhjen e dashurisë me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.
E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke buzëqeshur dhe shton se pas kësaj ka shumë dështime.
“Pas kesaj buzeqeshje ka shume plage qe jam mundu me vite me i sheru .. pas kesaj buzeqeshje ka shume deshtime .. pas Fifit qe e shihni ju eshte nje femije i vogel qe nuk kishte dhe u deformu t’u punu per me bo e me arrit dicka ne jete .. pas cdo shperthimi emocional qe kam pas -dicka keni pa e dicka s’keni me pa kurre – ka shume thika , ka shume brryla e ka shume te padrejtesi qe s’keni me i kuptu se nuk i keni provu.
gjithsesi. si njeri qe jam me te meta – e me budallaki – me te mira e te kqijaa – JAM NJERI”.