Flasin nga LDK pas kërkesës së Kurtit për koalicion

11:01 | 05 Maj 2025
flasin-nga-ldk-pas-kerkeses-se-kurtit-per-koalicion

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, ka reaguar shkurt pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili sot i ka dërguar kërkesë për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.

Muhaxheri theksoi se një vendim i tillë nuk mund të merret individualisht, por është çështje që duhet diskutuar dhe vendosur në organet e partisë.

“Duhet me na thirrë kryetari, me e mbledhë kryesinë dhe kryetarët. Nuk e di atë punë, por prononcohem në mbledhje të kryesisë,” u shpreh Muhaxheri për FrontOnline, duke refuzuar të japë një qëndrim personal për këtë çështje para mbledhjes së strukturave drejtuese të partisë.

Komento: