Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri shënoi hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve

19:43 | 23 Maj 2025
forumi-ekonomik-kosove–nigeri-shenoi-hap-te-rendesishem-drejt-forcimit-te-marredhenieve-mes-dy-vendeve

Sot në Prishtinë, u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri.

Sipas një komunikate për media nga Oda Ekonomike e Kosovës, ky forum shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, duke krijuar hapësirë për takime B2B ndërmjet ndërmarrjeve nga Kosova dhe Nigeria, me qëllim të identifikimit të mundësive për bashkëpunim në fusha si tregtia, bujqësia, ndërtimtaria, teknologjia dhe energjia.

“Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të delegacionit nga Nigeria theksuan gatishmërinë e ndërsjellë për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të krijuar ura të reja të shkëmbimeve tregtare e investimeve mes bizneseve të të dyja vendeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e OEK-it.

Komento: