Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se me kërkesën e autoriteteve shqiptare, një kontingjent i specializuar në kërkim-shpëtimin urban, është dislokuar në Bashkinë Klos, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit pas një rrëshqitjeje masive të dheut.
FSK bën të ditur se është mbuluar një punonjës që ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit.
“Ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë nisur operacionin duke angazhuar personel, pajisje të specializuara dhe ekipe K9, me synimin për realizimin e një ndërhyrjeje të suksesshme”, thuhet në njoftim.