Ftesa e Osmanit: Mësohet ora se kur do të mbahet takimi me partitë politike

17:13 | 13 Maj 2025
ftesa-e-osmanit:-mesohet-ora-se-kur-do-te-mbahet-takimi-me-partite-politike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thirrur një takim konsultativ me partitë politike të premten e 15 majit, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend.

Takimi me partitë shumicë mbahet me fillim nga ora 13:00, ndërkaq takimi me partitë joshumicë mbahet me fillim nga ora 15:00, raporton KlanKosova

Osmani ka ftuar partitë për konsultime, pasi që as 15 tentativave nuk është arritur konstituimi i Kuvendit.

 

 

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të nisë në orën 10:30.

Komento: