Gjenerali gjerman vizitë në KFOR, kërkohet frymë e re dialogu Kosovë-Serbi

18:00 | 14 Maj 2025
gjenerali-gjerman-vizite-ne-kfor,-kerkohet-fryme-e-re-dialogu-kosove-serbi

Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në vizitë Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Gjermanisë (DEU), Gjeneral Leitnant Alexander Sollfrank, në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Gjatë vizitës, ata shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon.

Gjenerali Sollfrank vlerësoi përpjekjet e KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe për mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit – dialog për të cilin Komandanti i KFOR-it bëri thirrje që të vazhdojë me një frymë të re dhe vendosmëri.

Gjeneral Major Barduani gjithashtu uroi Gjeneral Leitnant Sollfrank për kontributin afatgjatë të Gjermanisë në KFOR dhe për stabilitetin rajonal.

Komento: