Halil Matoshi: Kosova bie për 25 vende në lirinë e shtypit – Albin Kurti po teston levat e diktaturës

19:40 | 02 Maj 2025
halil-matoshi:-kosova-bie-per-25-vende-ne-lirine-e-shtypit-–-albin-kurti-po-teston-levat-e-diktatures

Gazetari dhe analisti i njohur politik, Halil Matoshi, për ‘’Front Online’’ ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës Reporterët pa Kufij, ku Kosova ka shënuar rënie dramatike në indeksin global të lirisë së shtypit, duke rënë për 25 pozita.

“Në këtë periudhë, Albin Kurti po i teston levat e diktatit: a) uzurpimin e institucioneve pa legjitimim demokratik dhe rezistencën e partive tjera politike; b) shtrëngimin e mediave duke i cilësuar hibride dhe në krahë të Vuçiq-it… dhe c) po vlerëson se sa është numri i enveristave stalinistë që e mbështesin diktaturën dhe sa ka kundërshtarë eventualë”, deklaroni Matoshi.

Ai e përshkruan situatën si alarmante për lirinë e medias dhe për shoqërinë demokratike në tërësi, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar një klimë mosbesimi ndaj gazetarëve.

“Derisa gazetarët janë rrethuar nga armiqtë e lirisë dhe Qeveria ka mbjellë refuzim për ta e mosbesim për mediat në publik, populli i Albin Kurtit akuzon e shënjestron secilin zë kritik, që nuk i nënshtrohet rreshtit të kalbur enverist”, shprehet ai.

Komento: