Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

12:46 | 21 Maj 2025
haradinaj:-albini-e-ka-angazhu-krejt-vlen-in-e-maqedonise-se-veriut-me-kontaktu-adem-hoxhen-per-voten

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas dështimit të 19-të të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka thënë se Kurti ka angazhuar personat e VLEN-it të Maqedonisë së Veriut për të kontaktuar Adem Hoxhën në mënyrë që të ndikojë në qëndrimin e tij

 

 

Haradinaj u pyet se përse pikërisht VLEN-i, ai u shpreh duke thënë “mesa duket e kanë kuzhinën e njëjtë, ata me këtu”.

“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut me e kontaktu Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albini”, ka thënë Haradinaj pas dështimit të 19-të të seancës konstituive. “Marrin mundin e gjejnë njerëz këtu për të kontaktuar”.

 

 

“E kanë kuzhinën e njëjtë atje, me këtë këtu. Qeveria atje nuk ka qenë aq miqësore ndaj shumë vlerave. Po shihet që e kanë një kuzhinë”, ka shtuar Haradinaj, që ka përmendur zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Izet Mexhiti, si njërin prej këtyre personave

Komento: