Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij ndaj Fatmir Limajt, duke e akuzuar këtë të fundit për mosrespektim të marrëveshjes së bashkëpunimit politik.
Haradinaj tha se në çdo dalje publike me Limajn kishin kërkuar vota për ndryshim përballë Qeverisë së Albin Kurtit, por sipas tij, ky qëndrim nuk është respektuar.
“Nuk e kam një përgjigje. E ka problem për besë me marrë votën tonë për Limajn, tash në këto rrethana që kanë ndodhur është problem. Nëse do ta propozonte opozita, po, do të ishte ndryshe, me qejf do ta kishim votuar,” theksoi ai në RTVDukagjini.