Haradinaj mirëpret propozimin e Abdixhikut: Por, më shumë jam për “Qeveri të opozitës”

10:19 | 07 Maj 2025
haradinaj-mirepret-propozimin-e-abdixhikut:-por,-me-shume-jam-per-“qeveri-te-opozites”

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpriturn propozimin e kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut për formimin e një qeverie të tranzicionit, por tha se ai vetë angazhohet për “Qeveri të opozitës”

Haradinaj tha se ka pranuar ftesën për takim konsultues, teksa tha se ftesa e Abdixhikut s’është e keqe.

“Unë angazhohem për qeveri të opozitës. Jam i hapur për konsulta në këtë rast me LDK’në, PDK’në, në këtë rast me partitë e opozitës”, tha Haradinaj.

Para se të falsë Haradinaj, një deputet i AAK-së kritikoi propozimin e kreut të LDK-së. Fjala është për Bekë Berishën i cili sot para Kuvendit, deklaroi se “Abdixhiku s’ka nevojë me më thirr për qeveri të përbashkët me Kurtin”.

Lumir Abdixhikut dhe LDK dje kanë dalë me propozimin për Qeveri të tranzicionit, teksa është shprehur e gatshme që ta drejtojë këtë proces konsultativ, siç ka thënë, për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.

“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues”, thuhet në propozimin e LDK-së.

Komento: