Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar sot figurat emblematike të luftës çlirimtare, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, theksoi rolin kyç të Konushevcit në themelimin e UÇK-së dhe sigurimin e armatimit që nga viti 1993.
Ai kujtoi edhe goditjen e rëndë që përjetuan pas rënies së tij dhe të Luan Haradinajt, duke vënë në pah rëndësinë jetike që kishin për rrjedhën e luftës.