Haradinaj përkujton mas*akrat në Pejë: Krim-*et e Serbisë nuk harrohen, drejtësia duhet të vihet në vend

12:11 | 14 Maj 2025
haradinaj-perkujton-mas*akrat-ne-peje:-krim-*et-e-serbise-nuk-harrohen,-drejtesia-duhet-te-vihet-ne-vend

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot masakrat e kryera nga forcat serbe në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, ku 102 civilë shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan në mënyrë barbare.

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se këto krime ishin hakmarrje e Serbisë për humbjet që po pësonte në frontet e luftës dhe dëshmi e çmimit të lartë që populli shqiptar ka paguar për lirinë dhe shtetin që gëzon sot

” Sot, në përvjetorin e këtyre masakrave, kemi kujtuar e nderuar me pietet edhe eprorët dhe luftëtarët e rënë të kësaj ane, që ranë në beteja të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin: Skënder Çeku nga Qyshku, Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani.

Ngjarje të tilla të dhimbshme dëshmojnë për rrugën e gjatë dhe me plot sakrifica drejt lirisë, por edhe për plagët që ende nuk janë shëruar. Kosova është e mbushur me varre të civilëve të ekzekutuar nga shteti serb në përpjekje për spastrim etnik dhe shumë prej këtyre varreve vazhdojnë të jenë të zbrazëta.

Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen. Drejtësia për viktimat duhet të vihet në vend!

I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët për liri”, thuhet tutje në shkrimin e Haradinajt.

Komento: