Haradinaj: S’ka arsye të shkarkohet ministrja Meliza Haradinaj Stublla – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj: S’ka arsye të shkarkohet ministrja Meliza Haradinaj Stublla

22:37 | 03 Dhjetor 2020

Haradinaj thotë se nuk ka arsye të shkarkohet ministrja Meliza Haradinaj Stublla.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk ka arsye të shkarkohet ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj Stublla.

Haradinaj tha se nuk është takuar së fundmi me kryeminsitrin Avdullah Hoti, por deri tash nuk ka pasur kërkesë të lirohet nga detyra ministrja Haradinaj.

“Jo s’kam pasur takim me kryeministrin. Mundet me pasë vërejtje ne ministren e vet. Unë e përkrahi ministren në punën e saj. Nuk kemi pasur kërkesë të tilllë”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nuk sheh arsye të diskutohet një temë e tillë.

“Nëse ka argumente të qëndrushme mund të diskutojmë. Nuk shoh arsye të diskutohet kjo temë”, shtoi Hoti.

Komento: