Haradinaj thotë se aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje bilaterale AAK-VV

22:17 | 03 Dhjetor 2020

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes.

“Nuk ka ndonjë marrëveshje bilaterale AAK-VV”, ka thënë Haradinaj në pyetjen se a janë afruar së fundmi këto dy parti.

Tutje, Haradinaj tha se “Nuk jam takuar me Kurtin së fundmi”

Ai gjithashtu tha se do ta sulmonte Kurtin po të ishte në pushtet. Sipas tij, pozita nuk duhet ta sulmojë opozitën.

“Unë ma shumë do ta sulmoja Kurtin po të ishte në pushtet. Kur janë njerëzit në pushtet nuk duhet ta sulmojnë opozitën”, shtoi Haradinaj.

Komento: