Harrojeni Donaldin, Beatrixa në lidhje me përsonin që e njihni të gjithë?

15:12 | 13 Korrik 2022

Andi i “Për’puthen” dhe Beatrix mund të lidhen bashkë?

Një deklaratë e Andi Artanit lidhur me Beatrix Ramosaj, padyshim është parë e dëgjuar edhe nga kjo e fundit.

I ftuar në ‘’Mirage’’ ish-konkurrenti në rubrikën “Kë zgjedh?” në mes moderatores, Bora Zemani dhe këngëtares kosovare, ai e zgjodhi Beatrix duke u përgjigjur kështu:

“Beatrixa, njëfarë lloj simpatie e kom për to edhe plus e kom të rrafshit të Dukagjinit”.

Pas kësaj deklarate Beatrix ka komentuar në fotografinë e Andit duke i shkruar koment që përshtatet me deklaratën e tij.

“I Dukagjinit mo”, ka komentuar Trixa.

Ndërsa, ndjekësit kanë shpërthyer me komente duke kërkuar bashkimin e tyre.

Komento: