Hasanaj: Protestat nuk ndalen derisa të anulohet rritja e çmimit të energjisë

09:22 | 18 Maj 2025
hasanaj:-protestat-nuk-ndalen-derisa-te-anulohet-rritja-e-cmimit-te-energjise


Luan Hasanaj, organizatori i grupit qytetar “Asnjë cent më shumë”, ka deklaruar për Front Online se protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, sapo të formohen institucionet dhe të konstituohet qeveria e re.

“Po, protestat do të vazhdojnë. Ne jemi të bindur se rritja e çmimit të energjisë është e padrejtë dhe e rëndë për qytetarët, prandaj sapo të formohen institucionet dhe të konstituohet qeveria e re, protestat do të rifillojnë me intensitet edhe më të madh”, tha Hasanaj.

Ai e vlerësoi si hap pozitiv kërkesën e LDK-së për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke theksuar se pret veprime konkrete nga të gjitha partitë politike.

Kërkesa e LDK-së për anulimin e vendimit është një hap pozitiv. E mirëpresim dhe shpresojmë që kjo nismë të mos mbetet vetëm deklarative. Presim që edhe partitë e tjera politike ta ndjekin këtë shembull dhe pas formimit të Kuvendit, të ndërmerren hapa konkrete për thirrjen në përgjegjësi të Bordit të ZRRE-së dhe anulimin e këtij vendimi arbitrar”, u shpreh Hasanaj.

Komento: