Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur me këtë, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se është deklaratë e papranueshme dhe e gabueshme.
Haxhiu thotë se Vokrri nuk mund të flasë në emër të Qeverisë, por vetëm në emrin e tij personal.
Ajo thekson se distancohen nga kjo deklaratë, duke thënë se ky nuk është qëndrim i VV’së, e as i Qeverisë.
“Natyrisht që kjo deklaratë do të trajtohet. Ne e dim se kush i ka bërë trazirat në veri, ne dim që strukturat kriminale që dirigjohen nga Serbia.
Unë nuk mundem që t’i tregoj dikujt se cka me shkru e cka mos me shkru në rrjetet sociale. Ai nuk flet në emër të Qevrisë, në emër të Qeverisë flet Albin Kurti. Ai mund të ketë folur si Arbër Vokrri, por ështrë mjaftueshëm për të thënë që ne distancohemi nga kjo deklaratë, nuk është qëndrim i qeverisë, nuk është qëndrim i kkryeministrit Kurti, as i imi, e as i VV’së”, tha ajo.
Ndërsa, Haxhiu thotë se deklaratat e Vokrrit do të trajtohen në aspektin partiak.
“Se cka do të rrjedh tutje me Vokrrin, natyrisht që do t’ju njoftojmë.
Është gabim, nuk po di cka me thon më tepër, ne distancohemi, është deklaratë e gabuar, është e gabuar. Kryeministri Kurti sonte ka darkë me përfaqësuesen e BE dhe besoj edhe në këtë takim do ta adresojë këtë”
Kur Haxhiu u pyet se a duhet të hetohesh penalisht Vokrri për këtë deklaratë, ajo tha se ai duhet të ftohet prej institucioneve përgjegjëse.
“(A duhet të hetohet penalisht?), Pa thënë unë fare ai do të ftohet prej institucioneve përgjegjëse, nëse flasim për aspektin penal, nëse flasin për aspektin partiak, janë komisionet përkatëse disiplinore të VV natyrisht që do të ketë bazë edhe aty.
Unë distancohem nga kjo, nuk është qëndrimi im, nuk është qëndrim i VV’së e as i qeverisë”, tha ajo në KTV.