Haxhiu: Urojmë që opozita të reflektojë dhe të dalim nga kjo situatë

10:54 | 21 Maj 2025
haxhiu:-urojme-qe-opozita-te-reflektoje-dhe-te-dalim-nga-kjo-situate

Deputetja Albulena Haxhiu, njëherit kandidatja e VV’së për kryeparlamentare, para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive është deklaruar para mediave.

“Ckado që është varur nga Lëvizja Vetëvendosje ne e kemi bërë, përgjegjësia mbetet te opozita dhe siç e kam thënë në të kaluarën urojmë që të reflektojnë në mënyrë që të dalim nga kjo situatë dhe në mënyrë që ta konstituojmë kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sot nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të 19’tën herë me qëllimin për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Komento: