Haziri shkon në zyrat e LDK-së, gazetarët e pyesin për letrën e Kurtit: Natyrisht që deklarohemi pas takimit

12:35 | 06 Maj 2025
haziri-shkon-ne-zyrat-e-ldk-se,-gazetaret-e-pyesin-per-letren-e-kurtit:-natyrisht-qe-deklarohemi-pas-takimit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është parë duke shkuar në zyrat e partisë bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin, shkruan Gazeta Express.

Haziri ka thënë se s’ka ndonjë takim sot dhe se po shkon në vendin e punës, derisa ka thënë se do të kthejnë përgjigje për letrën e Kurtit “normalisht pas takimit”.

“Nuk ka takim tash. Natyrisht që deklarohemi pas takimit. Ne çdo ditë jemi në vend pune”, ka deklaruar Haziri.

Dje gjatë ditës kreu i LVV-së i ka dërguar një letër tjetër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku e ka ftuar për bashkëpunim dhe koalicion./GazetaExpress/

Komento: