Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri lidhur me deklaratën e Kryetarit të VV-së, Albin Kurtit se “Kosova po kalon një proces vakumi institiconal”, ai tha se një gjë e tillë nuk qëndron, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, një situatë e till për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk arrihet nëse nuk ka një marrëveshje politike.
“Paralajmërimi i djeshëm i Kurtit që Kosova po kalon një proces vakumi institucional nuk qëndron. Me vet faktin që s’kemi marrëveshje politike për qeverinë nuk po besoj që mund të përballohet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit e nominunar prej VV-së, pasi është proces i lidhur. Nuk besoj që përballohet kjo situatë ndryshe nëse nuk arrihet një marrëveshje”.
Haziri i LDK-së tha para vazhdimit të seancës së sotme se LDK-ja s’ka për qëllim të ndërtojë bashkëqeverisje vsipas kërkesë që ka propozuar VV-ja.
“Sa i përket raportit me ta, LDK-ja e ka përcaktu jemi për një lloj bashkëpunimi, për çdo lloj bashkëpunimi institucional por e kemi të përcaktuar Kuvendin e Republikës sot. Nuk kemi qëllim me ndërtu bashkëqeverisje sipas kërkesës dhe ofertës që VV i ka paraqit LDK-së”, tha Haziri.