Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllime e kanë ndarë dhimbjen me familjen e tij.
“Nana edhe ti bab, na latë më herët sesa që e prisnim. Kishim ende plane bashkë. Por dijeni që ju e keni përmbushur misionin sa na përket neve. Kurse neve, fëmijëve tuaj, na mbetet që të vazhdojmë rrugën me shpresën që do të mësohemi me dhimbjen. Ju duam, dhe do t’ju kujtojmë përherë! PS. Mos harro bani t’fala nanës kur e takon”, ka shkruar Murati.