Hodhi dyshime për produksionin pas daljes së Silvanës, Luana i reagon ashpër Frederikut: Kushdo nga ju është i lirë të largohet

13:31 | 08 Prill 2025

Silvana Bushati u eliminua spektaklin e kaluar nga Ferma VIP, në një televotim me Alba Pollozhanin.

Megjithatë, pas kësaj reagoi ashpër këngëtari Frederik Ndoci, duke mos u pajtuar me vendimin.

Ai shpreh pakënaqësitë e tij duke akuzuar produksionin për daljen e modeles dhe sportistes shqiptare.

Moderatorja Luana Vjollca ia bëri të qartë se vendos publiku dhe se kush hedh dyshime mund ta lë garën.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Luana Vjollca: Më lejoni të iu them edhe një herë se është publiku ai që vendos.

Frederik Ndoci: Tani ne nuk i shohim votat e publikut, dyshoj te votat e publikut.

Luana Vjollca: Dyshon te votat e publikut, atëherë edhe një herë Frederik më the që dyshon tek votat e publikut.

Frederik Ndoci: Është një diçka që unë e mendoj.

Luana Vjollca: Praktikisht po hedh gjykime mbi produksionin, kështu që të jemi të kujdesshëm pavarësisht ndjenjave tuaja dhe pëlqimeve tuaj me njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm se çfarë themi, të lutem. Kushdo nga ju që ka qasje të tillë mbi këtë produksion është i lirë në këtë moment të largohet.

Komento: