Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Avdullah Hoti ka kujtuar deputetin Agim Kikaj.
Hoti theksoi se Kikaj do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj vendit, veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme në LDK për afro tri dekada, dhe etikën e pashembullt që e karakterizoi.
Ai e nderoi atë me fjalë të ngrohta, duke e përkujtuar si një figurë të shquar në shërbim të kombit.
“U prehtë në amshim!” u shpreh Hoti.