Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se nga Talabani mori përkrahje për të shtyrë përpara njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ndër të tjera, ai bëri të ditur se zëvendëskryeministri i Kurdistanit mund ta vizitojë së shpejti Kosovën.
“Kënaqësi të takoj Qubad Talabanin, Zëvendëskryeministër i Kurdistanit në Irak. Biseduam për luftën e gjatë të popujve tanë për liri, për ballafaqimin tonë me gjenocidin, si dhe për nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet vendeve tona. Nga ai mora përkrahje për të shtyrë përpara njohjen e pavarësisë së Kosovës! Gjithashtu, më premtoi se do ta vizitojë Kosovën në një të ardhme shumë të afërt”, ka shkruar Hoxhaj.