Hoxhaj uron Wadephul për emërimin si ministër i Jashtëm i Gjermanisë

16:05 | 07 Maj 2025
hoxhaj-uron-wadephul-per-emerimin-si-minister-i-jashtem-i-gjermanise

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i lumtur që miku i Kosovës, Johann Wadephul, është emëruar Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

“Jam i bindur se do të shërbejë me vizion, përkushtim dhe parime të forta”.

“I uroj shumë suksese në këtë rol të rëndësishëm për Gjermaninë, Evropën dhe botën!”, ka thënë Hoxhaj.

Komento: