Hoxhaj uron zgjedhjen e Papës: Udhëheqje të mbarë për miliona besimtarë drejt paqes

21:01 | 08 Maj 2025
hoxhaj-uron-zgjedhjen-e-papes:-udheheqje-te-mbare-per-miliona-besimtare-drejt-paqes

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka uruar Papa Robert Francis Prevost me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxhaj ka shkruar:

“Urime Papa Robert Francis Prevost për zgjedhjen tuaj. Teksa e nisni këtë mision të shenjtë, ju uroj mençuri dhe forcë në udhëheqjen e miliona besimtarëve drejt paqes, dhembshurisë dhe besimit.”

Ky reagim vjen pas konfirmimit zyrtar të zgjedhjes së Papa Prevost, i cili tashmë merr përsipër detyrën e lartë shpirtërore në një kohë sfiduese për botën dhe komunitetin global katolik.

Komento: