Një person është plagosur para pak minutave në lagjen Emshir të Prishtinës. Personi i plagosur është dërguar në Qendrën Emergjente në QKUK.
Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla tha për Indeksonline se i plagosuri është duke e trajtuar në emergjencë dhe se gjendja e tij është stabile.
“Personi i plagosur është duke u trajtuar në Kliniken Emergjente dhe sapo t’i përfundojë trajtimet tek ne, do të transferohet në Ortopedi për ekzaminime të mëtutjeshme. Gjendja e tij është stabile””, ka thënë Syla.