“I tham hajde, pushkën e ki këtu”-Sami Lushtaku: Albin Kurti refuzoi të bëhej pjesëtar i UÇK-së

23:30 | 03 Maj 2025
“i-tham-hajde,-pushken-e-ki-ketu”-sami-lushtaku:-albin-kurti-refuzoi-te-behej-pjesetar-i-uck-se

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku ka shpalosur histori nga lufta.

Lushtaku tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar edhe momentin kur i kishin bërë ftesë që të bëhej pjesë e tyre, por Kurti refuzoi ta merrte pushkën në dorë.

“Kurrë, kurrë s’ka qenë. Unë e mbaj mend kur ka ardhë një herë në Likovc dhe i kemi thanë hajde, uniformën e ki kurdush, pushkën e ki hajde udhëro. Ai nuk ka pranu me qenë pjesëtar i UÇK-së.

Ai ka qenë me Adem Demaçin dhe mbaj mend që ai nuk ka pranu me kanë pjesëtar i UÇK-së”, tha Lushtaku në Periskopi.

 

Komento: