I vihet dryri gjashtë qendrave kolektive në Leposaviq

13:34 | 21 Maj 2025
i-vihet-dryri-gjashte-qendrave-kolektive-ne-leposaviq

Janë mbyllur gjashtë qendra kolektive në komunën e Leposaviqit.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të kësaj komune në Facebook.

“Me kënaqësi të madhe informojmë opinionin publik se janë mbyllur me sukses gjashtë qendra kolektive në territorin e komunës sonë. Me këtë janë sistemuar gjithsej 36 familje, në mesin e të cilëve janë persona të zhvendosur, si dhe qytetarë nga kategoritë socialisht të rrezikuara të cilët kanë jetuar për vite me radhë në kushte të papërshtatshme.”

Kjo komunë njofton se “të gjithë përfituesit janë zhvendosur në njësi banimi të ndërtuara dhe të adaptuara, të cilat janë të destinuara pikërisht për zgjidhjen e çështjeve të strehimit për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë sonë”.

“Ky është një hap i madh drejt krijimit të një shoqërie më të drejtë dhe më humane, në të cilën çdo njeri ka të drejtë për një jetë me dinjitet”, theksohet në njoftim.

Komento: