Ibrahimovic e ka takuar personalisht – zbulohet trajneri i ri i Milanit

By Ora Info May 27, 2026 2 min read

Milani po vazhdon kërkimet për trajnerin e ri pas largimit të Massimiliano Allegri, ndërsa një nga emrat më të fundit që ka hyrë në listën e kandidatëve është Ralf Rangnick.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milanit po e shqyrtojnë seriozisht trajnerin aktual të kombëtares së Austrisë për të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi.

Në këtë proces është përfshirë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili po ndihmon klubin në përzgjedhjen e trajnerit të ri. Raportohet se suedezi është takuar me Rangnickun në Vjenë për të diskutuar mbi projektin sportiv të Milanit.

Kontrata e trajnerit gjerman me kombëtaren e Austrisë skadon pas Kupës së Botës 2026 dhe Milani thuhet se i ka ofruar një rol me më shumë kompetenca, ku përveç stolit do të kishte ndikim të madh edhe në strategjinë e transferimeve.

Kjo nuk është hera e parë që Milani interesohet për Rangnickun. Klubi italian kishte tentuar ta afronte atë edhe në vitin 2020, por marrëveshja nuk u realizua.

Megjithatë, sipas mediave italiane, favorit për momentin mbetet Andoni Iraola. Në listën e dëshirave të Milanit vazhdojnë të jenë edhe Oliver Glasner dhe Xavi Hernandez.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.