Intervale me diell e vranësira sot, nesër temperaturat shkojnë deri në 20 gradë

07:48 | 17 Maj 2025
intervale-me-diell-e-vranesira-sot,-neser-temperaturat-shkojne-deri-ne-20-grade

Ditën e shtunë vranësirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu vranësirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e viseve malore rrebeshe të shkurta bore. Mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin në 3C e 5C, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C.

Fryn erë veriperëndimore e perëndimore, 3-7m/s.Mot kryesisht me diell parashihet të dielën, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C. Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë.

Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu. Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vranësira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore. Maksimalet shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 8C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.

Komento: