Ish-ambasadori Dedaj: Kurti po e dhun*on shtetin për ta mbajtur pushtetin

18:04 | 13 Maj 2025
ish-ambasadori-dedaj:-kurti-po-e-dhun*on-shtetin-per-ta-mbajtur-pushtetin


Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj është deklaruar për “Front Online” rreth takimit të djeshëm mes ambasadorëve të QUINT dhe liderit të VV-së, Albin Kurti.

Sipas Dedajt, Kurti nuk i ka votat e nevojshme për të formuar institucionet, por po e zvarrit qëllimisht procesin për të mbetur në pushtet.

“Kurti nuk i ka numrat dhe, si diktator, po i dhunon institucionet dhe votuesit e Kosovës”, tha Dedaj për FrontOnline.

Dedaj e konsideron Kurtin përgjegjës për izolimin e Kosovës, vendosjen e sanksioneve dhe përkeqësimin e raporteve me aleatët strategjikë si SHBA, BE dhe NATO.

‘’Albin Kurti për të ruajtur pozitën e kryeministrit dhe pushtetin e ka dështuar shtetin dhe e ka sjellë Kosovën nën sanksione, e ka izoluar dhe e ka armiqësuar me të gjithë partnerët historik dhe strategjik’’, deklaroi Dedaj.

Dedaj nuk pret që Kurti të bëjë kompromis as pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe vlerëson se qëllimi i tij është të fajësojë opozitën për bllokadën institucionale, për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

‘’Kurti nuk e besoj se nga takimi me ambasadorët e QUINT, do të ndryshoj as propozimin për kryetare të Kuvendit të Kosovës të Albulena Haxhiut  ai me mashtrime për të cilat është profesionist dhe me akuza  do ta fajësoj ish opozitën për mos formimin e institucioneve dhe në fund ta dërgoj vendin në zgjedhje të reja!’’, përfundoi Dedaj.

Komento: