Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA

22:41 | 13 Maj 2025
ish-avokati-i-hashim-thacit-emerohet-prokuror-i-perkohshem-ne-shba

Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale nga viti 2021 deri në vitin 2024, është emëruar së fundmi në një nga postet më të rëndësishme ligjore në ShBA.

Administrata e presidentit Donald Trump e ka emëruar Kehoe si Prokuror të Përkohshëm të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Mesëm të Floridës. Emërimi është zyrtarizuar më 31 mars 2025, nga Sekretarja e Drejtësisë dhe Prokurore e Përgjithshme, Pam Bondi, bëhet e ditur në njoftimin e publikuar më 1 prill.

Ky ndryshim vjen si pjesë e një rotacioni të bërë nga administrata e re, e cila ka zëvendësuar të prokurorët federalë në tre zonat e Floridës.

Me më shumë se 30 vjet përvojë, Gregory W. Kehoe ka një praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare që përqendrohet në përfaqësimin e individëve, korporatave dhe institucioneve financiare.

Kjo përfshin përfaqësimin para gjykatave federale, shtetërore dhe ndërkombëtare.

Kehoe, ka përfaqësuar edhe ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina deri në pafajësinë e tij të plotë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Kehoe, gjithashtu ka përfaqësuar ish-gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi në rrëzimin e të gjtha akuzave që rëndonin mbi të.

Kehoe ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me çështje të ndryshme të vendosura në Amerikë, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Ndërsa ka shërbyes edhe si ndihmës i avokatit të shtetit të SHBA-ve. Ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave si dhe akuzat për raketim.

Kehoe gjithashtu ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuat për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Kehoe ka shkollim të lartë në fushën e drejtësisë dhe gjithashtu ka çmime të shumta dhe mirënjohje për punën e tij në çështjet e drejtësisë./Reporteri.net

Komento: