Ish- zv.ministri i Jashtëm: Dështimi në KiE, pasojë e paaftësisë diplomatike të Qeverisë Kurti

09:43 | 16 Maj 2025
ish-zv.ministri-i-jashtem:-deshtimi-ne-kie,-pasoje-e-paaftesise-diplomatike-te-qeverise-kurti


Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, është deklaruar për “Front Online” pas dështimit të Kosovës për t’u përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke e cilësuar këtë si një humbje të thellë dhe pasojë të paaftësisë diplomatike të Qeverisë Kurti.

“Dështimi i Kosovës për tu përfshirë edhe këtë vit në agjendë është një humbje e thellë për vendin dhe pasojë e paaftësisë diplomatike të Qeverisë Kurti. Partnerët tanë kryesorë evropianë kërkuan që draft-statuti për Asociacionin të dërgohej në Kushtetuese ky ishte një hap që duhej ndërmarrë në mënyrë strategjike për hir të interesit shtetëror por qeveria refuzoi duke sakrifikuar të ardhmen evropiane për kalkulime politike të brendshme”, deklaroi Demaj.

Ai shtoi se qeveria aktuale jo vetëm që nuk ka arritur përparim në rrugën e integrimeve, por po izolon gjithnjë e më shumë vendin.

“Kjo qeveri jo vetëm që nuk ka avancuar në rrugën  e integrimeve por po izolohet gjithnjë e më shumë por ky është dëm i drejtpërdrejtë për institucionet dhe qytetarët e vendit”, potencoi ai.

Komento: