Italia e vazhdon mbështetjen e fortë ndaj Eulex-it

18:08 | 16 Maj 2025
italia-e-vazhdon-mbeshtetjen-e-forte-ndaj-eulex-it

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, u takua me shefin e Misionit Eulex, Giovanni Barbano.

Në njoftimin e ambasadës italiane thuhet se u riafirmuar mbështetja e fortë e Italisë për Kosovën.

“Ambasadori Maurizio Antonini u takua me shefin e Eulex-it, Giovanni Pietro Barbano, për të riafirmuar mbështetjen e fortë të Italisë për punën thelbësore dhe të paanshme të kryer nga EULEX-i për të forcuar më tej institucionet e pavarura të Kosovës”, thuhet në njoftim të ambasadës.

Komento: