Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë pasi sipas tij, deputeti Nenad Rashiqi, i ka siguruar 3-4 vota të Listës Serbe për kandidaten e VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu.
Abazi tha se deputetët nga Lista Serbe janë në “peshkim” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për të hyrë në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.
“Është e qartë që Rashiqi i ka siguruar 3-4 vota të Listës Serbe dhe Kurti po do që ta bëjë me Listën Serbe. Jam i bindur, 100% që janë deputetët e Listës Serbe ata që janë në peshkim nga ana e VV-së për të hyrë në zgjedhjen e kryeparlamentarit”.
“Nuk është hipotezë, është e qartë prej fillimit. Është diskutuar me Listën Serbe përmes Rashiqit që të bëhen pjesë”, tha Abazi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.