“Jemi takuar me Haradinajn”, Balje tregon se a do t’i bashkohet AAK-së në grup parlamentar

13:19 | 01 Maj 2025
“jemi-takuar-me-haradinajn”,-balje-tregon-se-a-do-t’i-bashkohet-aak-se-ne-grup-parlamentar

Deputetja boshnjake, Duda Balje tha se do të votojë kundër Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ajo tha se nuk ka pasur “asnjë takim” me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Qëndrimin e kemi të njëjtë”, tha ajo.

Balje tha se është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por tha se s’ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet kësaj partie në grup parlamentar.

“Po, ne jemi takuar me z. Ramush Haradinaj, por ende nuk kemi vendosur t’i bashkëngjitemi në grupin parlamentar. Jo ofertë nuk kemi, por nuk kemi vendos ende”, tha ajo.

Për kryetarin e Kuvendit, ajo tha se “duhet të gjendet një kompromis”.

“Qysh vendos shumica brenda Kuvendit, edhe ne kemi me vendos ashtu”, tha ajo.

Komento: