Kabineti i Vlora Dumoshit sqarohet për shpenzimin e 450 eurove për raki e mish

09:54 | 04 Dhjetor 2020

450 euro për raki e mish, reagon kabineti i Vlora Dumoshit.

Dje në media është raportuar se ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kanë shpenzuar një shumë të madhe të parave vetëm për një drekë.

Për këto raportime ka reaguar Ministria e Kulturës.

Këshilltarja e Dumoshit, Gentiana Azemi, e ka quajtur këtë lajm tendencioz.

“Brenda vetëm disa orëve, shfaqen lajme tendencioze për ministren Dumoshi të cilat janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Dreka e cila po flitet të pranishëm ishin mbi 40 persona dhe ministrja Dumoshi nuk ka qëndruar, vetëm sa është përshëndetur me zyrtarët e Komunës dhe zyrtarët e shkollës së parë shqipe në Stubëll”, ka shkruar Azemi.

Ajo thotë se mund të dokumentohet se Dumoshi i ka shpenzimet më të pakta dhe nuk abuzon me paratë e qytetarëve.

“Sa për informacion mund të dokumentohet që në çdo rast ministrja Dumoshi i ka shpenzimet më të pakta dhe në asnjë moment nuk abuzon mbi paratë e qytetarëve. Në këtë kohë e kuptoj që puna e ministres Dumoshi mund t’i pengoj dikujt apo mund të mos i pëlqej, por shumë e ulët për shpifje. Shumë ulët”, ka thënë ajo.

Shkrimi i plotë:

Brenda vetëm disa orëve, shfaqen lajme tendencioze për ministren Dumoshi të cilat janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Dreka e cila po flitet të pranishëm ishin mbi 40 persona dhe ministrja Dumoshi nuk ka qëndruar, vetëm sa është përshëndetur me zyrtarët e Komunës dhe zyrtarët e shkollës së parë shqipe në Stubëll.
Sa për informacion mund të dokumentohet që në çdo rast ministrja Dumoshi i ka shpenzimet më të pakta dhe në asnjë moment nuk abuzon mbi paratë e qytetarëve.
Në këtë kohë e kuptoj që puna e ministres Dumoshi mund t’i pengoj dikujt apo mund të mos i pëlqej, por shumë e ulët për shpifje. Shumë ulët!

Komento: