Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky ishte një moment i veçantë për të treguar aftësitë e tyre ushtarake, për të përballuar sfida të vërteta dhe për të punuar si një ekip i bashkuar.
“Gjatë kësaj eksperience të jashtëzakonshme, kadetët tanë u përballën me skenarë të ndryshëm që kërkonin vendosmëri, shkathtësi dhe vendime të shpejta. Ata patën gjithashtu mundësinë të mësojnë nga kolegët e tyre ndërkombëtarë dhe të krijojnë lidhje të reja me pjesëmarrës nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.
FSK shton se “Sandhurst” është shumë më tepër se një garë – është një platformë për bashkëpunim, për ndarjen e vlerave dhe për forcimin e miqësive mes akademive ushtarake.
FSK thekson se pjesëmarrja në këtë aktivitet është një hap i madh përpara dhe një motivim i fortë për sfidat e ardhshme.