Kadri Kryeziu: Gjykata Kushtetuese brenda 60 ditëve i jep përgjigjie AAK-së

18:46 | 09 Maj 2025
kadri-kryeziu:-gjykata-kushtetuese-brenda-60-diteve-i-jep-pergjigjie-aak-se


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, për FrontOnline ka komentuar kërkesën nga AAK për dërgimin në Kushtetuese të çështjes së ndryshimit të mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit, nga votim i hapur në të fshehtë.

Shumë problem është me e ditë se çka bën Gjykata Kushtetuese. Gjykata nuk merr vendim, por i merr disa rekomandime”, u shpreh Kryeziu.

Sipas tij, problemi nuk është vetëm procedural, por ka të bëjë me afatet ligjore dhe kornizën normative që duhet të reformohet për të shmangur situata të tilla në të ardhmen.

Këtu ka të bëjë me afatet ligjore, e afati ligjor bëhet me amandamentimin e Kushtetutës. Duhet me u amandamentu rregullorja, ligji për Qeveri dhe më s’ka telashe,” theksoi ai për FrontOnline.

Kryeziu gjithashtu sqaroi se në rastet që lidhen me funksionimin e Kuvendit dhe të Qeverisë, Gjykata Kushtetuese ka afat 60-ditor për të dhënë përgjigje, sipas legjislacionit në fuqi.

‘’Përgjigjia e GJK-së për cështjet e Parlamentetit dhe Qeverisë është 60 ditë’’ përfundoi ai.

Komento: