Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se subjekti që ajo përfaqëson nuk e pranuar asnjë ftesë për koalicion nga Albin Kurit sikurse e ka ftuar LDK-së.
Në një intervistë për RTV21 deputetja Kadrijaj tha se Kurti nuk ka gatishmëri për zgjidhje të ngërçit politik.
‘’Nuk e kemi një ftesë të tillë, të shohim a do të vjen një ftesë pastaj do të vendoset në organet e partisë. Strukturat e partisë vendosin nëse do t’i përgjigjeshin apo jo një ftese të tillë, E ka obligim zoti Kurti t’i zhbllokoj institucionet”, tha Kadrijaj.