Kadrijaj për optimizin e Kurtit se i ka 61 vota për kryeministër nëse votohet Haxhiu për kryeparlamentare: Fore të Albinit janë këto!

18:04 | 21 Maj 2025
kadrijaj-per-optimizin-e-kurtit-se-i-ka-61-vota-per-kryeminister-nese-votohet-haxhiu-per-kryeparlamentare:-fore-te-albinit-jane-keto!

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi nga opozita që ta votojë kandidaten e VV-së, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, e më pas të testohet nëse ai ka 61 vota për qeveri.

Kadrijaj e quajti këtë një tjetër “fore” nga Kurti.

“Fore të Albin-it janë këto. Edhe kjo fore e lodhët.” tha shkurt Kadrijaj për FrontOnline.

Komento: