Kadrijaj: Votimi i fshehtë është i paprecedent – do të marrim pjesë në seancë, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar

09:03 | 03 Maj 2025
kadrijaj:-votimi-i-fshehte-eshte-i-paprecedent-–-do-te-marrim-pjese-ne-seance,-qendrimi-yne-mbetet-i-pandryshuar


Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka konfirmuar se grupi i saj parlamentar do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, duke theksuar se qëndrimi i AAK-së lidhur me procesin e votimit për kryetarin e Kuvendit nuk ka ndryshuar.

“Do të marrim pjesë në seancë, qëndrimi ynë s’ka ndryshuar,” deklaroi Kadrijaj.

Ajo e quajti të paprecedent propozimin për ta bërë votimin në mënyrë të fshehtë, duke thënë se një praktikë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në seanca konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Votimi në formë të fshehur është i paprecedent dhe s’ka ndodhur kurrë më parë,” u shpreh deputetja e AAK-së për FrontOnline.

Komento: