Kallas arrin në Kosovë

16:51 | 22 Maj 2025
kallas-arrin-ne-kosove

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka arritur në aeroportin e Prishtinës.

Sipas agjendës që e ka publikuar BE, Kallas në Kosovë  do t’i takojë përfaqësuesit e partive politike dhe organizatat e shoqërisë civile.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, u ka thënë disa mediave se “Kryeministri në detyrë” do ta ketë darkë me Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas.

Komento: