Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës

17:11 | 22 Maj 2025
kallas:-kemi-nisur-t’i-heqim-masat-ndaj-kosoves

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që t’i heq gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Në konferencën për media të mbajtur gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo ka thënë se Kosova i takon familjes evropiane, duke shtuar nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllok.

“Kosova i përket familjes evropiane. Por s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim. Progresi mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme”, është shprehur ajo.

 

Kallas ka bërë thirrje për formim sa më të shpejt të institucioneve, në mënyrë që vendi të përfitojë sa më shpejt fondet nga Plani i Rritjes.

Komento: