Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas gjatë konferencës për media pas ardhjes në Prishtinë, ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit të ndërmjetësuar nga pararendësi i saj Josep Borell ndërmjet kyeministrin e Kosovës Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Maqedoninë e Veriut.
“Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe duhet të ndiqet nga të dyja palët” ka thënë Kallas.
E pyetur nëse do të ketë ndonjë ndryshim në mënyrën dialogimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kallas ka thënë se me emisarin e ri danezin Peter Sorensen tashmë kanë analizuar se çfarë ka funksionuar e çfarë jo. Por, sipas fillimisht duhet një takim mes palëve
“Gjëja e parë është të ulemi me dy palët, e kemi bërë ndaras, për të parë se si do të lëvizim me këtë proces” ka theksuar ajo.
Tutje, ajo e ka parë të udhës që në Prishtinë të garantojë se Kosova është e barabartë duke thënë dhënë një porosi për ata që dyshojnë.
“Ju jeni partner i barabartë në tavolinë. Si Përfaqësuese e Lartë do të vazhdojë ta mbështes këtë proces dhe për ata që dyshojnë në proces le të jem e qartë normalizimi i raporteve tuaja është rruga e vetme për një të ardhme prospeuese për njerëzit e këtij rajoni. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi”.
Estonezja ka shpalosur se disa shtete anëtare i janë ankuar se Kosova nuk po e respekton Marrëveshjen e Ohrit. “Nuk duam të shohim eskalim në veri e them këtë sepse unë personalisht i kam bindur shtete anëtare se duhet t’i heqim masat. Por disa po thonë se se Kosova duhet ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit dhe se eskalimi në veri është në konflikt me këtë”, ka theksuar ajo.
Po ashtu në këtë konferencë u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend.
Kallas tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Kosovën, por liderët e partive politike duhet t’i lënë anash ndasitë dhe ta bëjnë prioritet të ardhmen e Kosovës.
“Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin, rritjen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kallas.
Kosova nuk po mund të krijojë institucionet e saj të reja as tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, për shkak se asnjë parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.
Prej atëherë, deputetët janë mbledhur 20 herë në Kuvendin e Kosovës në përpjekje për konstituimin e tij, që është hap i nevojshëm drejt krijimit të qeverisë së re, por kanë dështuar vazhdimisht pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk po arrin t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.