Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është e dobishme për të dyja vendet.
“Nëse mund të dëshmojmë se po lëvizim në drejtimin e duhur dhe po bëjmë hapa drejt normalizimit, për ta lënë pas të kaluarën dhe për t’u përqendruar në të ardhmen e përbashkët, mendoj se kjo është e dobishme si për popullin e Kosovës, ashtu edhe për atë të Serbisë”, tha Kallas në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.
Kryediplomatja e BE-së foli edhe për hapat konkretë do t’i ndërmarrë për ta rikthyer besimin në BE-në si partner i drejtë dhe ndoshta për t’i hequr sanksionet ndaj Kosovës
Ndërkaq lidhur me takimin me presidentin serb Vuçiq, tha se ia ka bërë të qartë qëndrimet e saj, teksa vuri në dukje se ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin në Banjskës të dalin para drejtësisë.
“Kështu që ia bëra shumë të qarta qëndrimet e mia, dhe i kamë bërë ato të ditura edhe publikisht. Tani, sa i përket përgjegjësisë, e ngrita edhe këtë çështje dhe u premtua se njerëzit që janë përgjegjës për ato sulme do të mbahen përgjegjës”, tha Kallas.
Kallas duke folur për të ardhmen e Kosovës në BE, ajo përmendi Estoninë, si një vend me të njëjtën situatë të para-anëtarësimit në BE.
“Do t’jua jap një shembull. Estonia ishte në të njëjtën situatë në fakt. Dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian na janë kërkuar disa reforma vërtetë të vështira. Por kërkohet edhe mendësinë e të gjithë popullit se duhet ta bëjmë këtë, sepse është më mirë për vendin tonë, për popullin tonë, pavarësisht se a je në opozitë apo në koalicion. Dhe i dolëm”, tha Kallas.